Aktori i famshëm Tom Cruise do të xhirojë “Mission Imposible 7” në Norvegji. Ai nuk do t’i nënshtrohet rregullave të karantinës pasi ka marrë leje nga autoritetet vendase. Në një intervistë telefonike me ministrin norvegjez të kulturës Abid Raja, Cruise dëgjohet që thotë: “Është një vend shumë i bukur, mezi pres të rikthehem atje”. Raja thotë se ylli i Hollywood-it dhe grupi i tij do të lejohen të xhirojnë në veriperëndim të Norvegjisë pa masa karantine. Vendi njihet për fjordet dhe ujëvarat e tij. Në lidhje me pandeminë ministri Raja tha: “Ne do të hapim Norvegjinë ngadalë dhe gradualisht, madje dhe lejimi i xhirimeve të Mission Impossible është pjesë e rihapjes”. Udhëtarët që hyjnë në Norvegji duhet të përmbushin karantinën 10 ditore, por aktori dhe stafit i tij nuk do të duhet ta bëjnë këtë pasi nuk do të kenë kontakt me njerëz të tjerë.