• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Xhinse dhe këmishë të bardhë, Bieta Sulo nuk i ndahet këtij stili që prej 2 sezonesh

E qeshur, e ëmbël dhe mjaft e thjeshtë, ka qenë forma se si moderatorja e njohur e ‘Ftesë ne 5’, Bieta Sulo është shfaqur në ekran. Duke i qëndruar besnike një stili të vetëm, pa eksperimentuar më shumë seç duhet me ngjyrat në ekran, Bieta është kthyer kështu në një nga figurat më të dashura të teleshikuesve, për shkak të kësaj paraqitjeje, por edhe aftësive komunikuese përpara kamerave.

Që prej nisjes së sezonit të parë të programit të pasdites nën autorësinë dhe drejtimin e Sulos, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e fansave ishte ‘look-u’ dhe veshjet e saj, të cilat shpeshherë kanë anuar nga ngjyrat e tokës.

Nëse do të bëni një xhiro të shpejtë në ‘Instagram-in’ e Bietës, do të vini re menjëherë se moderatorja nuk i është ndarë modelit të xhinseve kauboj ose jo të kombinuara me këmishat e bardha, duke sjellë përpara teleshikuesit jo vetëm një pamje të rregullt, por dhe mjaft serioze.

Disa herë me xhinse të errëta, herë të tjera me xhinse blu, apo dhe më të zbardhura, moderatorja nuk i është larguar asnjëherë këtij modeli që prej sezonit të kaluar. Ndonëse shumë herë Sulo është shfaqur edhe me fustane apo kostume të ndryshme, stili të cilit nuk ka mundur t’i shpëtojë, është ai ‘casual’.

Nëse jeni në mëdyshje se çfarë të vishni në një pasdite me miken tuaj më të mirë, apo dhe në një darkë pranë njerëzve më të dashur, mjafton t’i hidhni një sy fotove më poshtë, detajet e të cilave do ju bëjnë të dukeni ju vetëm bukur, por dhe të ndiheni rehat:/revistawho.com