• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Xhevdet Feri do bënte 61 vjeç sot, video e të bijës Borës na përloti që në mëngjes

Sot Xhevdet Feri do festonte 61-vjetorin dhe e bija e ka uruar me një video nga ditëlindja e fundit që festuan. Asokohe kanë qenë jashtë shteti dhe Xhevdeti dëgjohet t’u thotë kamerierëve që ditëlindjet me torta janë për fëmijët jo për dikë në moshën e tij, megjithatë u fryn qirinjve. Ndërsa e bija shkruan me dhimbje: “Ditëlindja e 61-të sot babo. Çfarëdo që të jetë kuptimi i saj tani që s’je më. Jo se e kishe ndonjë qejf kushedi, por delikatesave tonë për ta kujtuar nuk i thoshe asnjëherë jo. Kush e di, do kishe ndryshuar mendim tani që do të të ndihmonte Marlox t’i fryje qirinjve. Na mungon dhe duke gërmuar nëpër video kuptova sa më ka marrë malli për zërin tënd që dilte nga kraharori”.

Aktori u largua nga kjo jetë prej një sëmundje të rëndë dhe kujtohet nga publiku dhe të afërm gjithmonë./revistawho.com