Edhe pse është një femër e guximshme e pa komplekse, Xhensila Pere nuk ka ndryshuar shpesh përsa i përket pamjes së jashtme. Ajo i ka qëndruae gjithmonë besnike flokëve të errët, të cilat i shkojnë shumë. Por sot ajo ka bërë ndryshimin drastik, duke u kthyer në një bionde. Fansat e saj nuk e kanë pëlqyer këtë ndryshim, duke e preferuar Xhensilën brune. Mbetet për të parë nëse ajo ka përdorur një paruke apo vërtet ka marrë këtë vendim për ndryshim.