• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Xhensila Myrtezaj ndan frikën më të madhe që përjetoi 2 muaj rresht dhe ka një mesazh për të gjitha gratë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka bërë një rrëfim personal duke treguar se çfarë i ka ndodhur pas lindjes së vajzës së saj, Ajkës në muajin që i dedikohet kontrollit të gjirit, njohur ndryshe si tetori rozë.

“Dua të rrëfej një histori të vogël dhe dua të them se të gjithë jemi të barabarta në këtë luftë, askush nuk përjashtohet kushdo qofsh.

Pasi linda vajzën dhe pasi mbaroi edhe procesi i gjidhënies kuptova që ishte diçka që nuk shkonte me trupin tim më është dashur të mbaj këtë brenda vetes për dy muaj rresht. Një frikë shumë e madhe nuk më lejonte që ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por ndërkohë më vriste edhe shumë ndërgjegjia që po bëja shumë gabim. Sido që të ishte, sërish unë duhet të merrja vesh në radhë të parë nëse kishte diçka që të luftoja. E ndaj këtë gjë me Besin, me bashkëshortin tim dhe ai menjëherë më dërgoi tek mjeku ku falë Zotit çdo gjë ishte në rregull ishin thjesht disa ciste që i dalin nënës pas gjidhënies. Përse e thashë këtë? E thashë këtë se pavarësisht frikërave që ne kemi, pavarësisht gjithçkaje që ne mendojmë dhe çdo frike për t’u përballur me këtë situatë duhet të gjejmë forcë dhe të kontrollohemi, jo vetëm në këtë muaj ndërgjegjësimi, por gjatë gjithë vitit.

Xhensila ka treguar se pas kësaj ngjarjeje ajo bën kontrolle thuajse çdo gjashtë muaj për t’u siguruar që nuk ka asgjë që nuk shkon me trupin e saj.

“Me shumë dëshirë, kurajo, vullnet mund ta fitoni këtë luftë. Ju dua shumë dhe Zoti na bekoftë të gjithave dhe mos na vëntë përpara këtyre sprovave edhe nëse na vënë qoftë me neve dhe ne qofshim të forta. Ju dua shumë dhe forca”, e mbyll këngëtarja e njohur mesazhin e saj të gjatë./revistawho.com