• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Xhensila Myrtezaj gjen sozinë e saj, ngjashmëria mes vajzave i ka befasuar të gjithë

Thonë se të gjithë e kanë të paktën një sozi në botë dhe duket se këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj e ka gjetur atë. Ajo ka publikuar një video të një vajze të quajtur Donika, e cila ka një ngjashmëri mjaft të madhe me këngëtaren.

Donika ka realizuar një video në “TikTok”, ku tregon se njerëz e pyesin shpesh për ngjashmërinë me Xhenilën. Këngëtarja e ka ripostuar këtë video, duke shkruar se vajza në fjalë është më e mirë se ajo.

Vlen të përmendim se Xhensila Myrtezaj është një nga vajzat më të bukura të showbiz-it dhe ngjashmëria me të është një lloj vlerësimi për vajzën, që është po aq bukuroshe.