• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Xhensila i ra fare shkurt dhuratës së Besit

Bes Kallaku festoi mbrëmë 35-vjetorin e lindjes me një festë shumë të veçantë. Themi të veçantë sepse ndryshe nga festat e tjera ku nuk mungon shkëlqimi e luksi, në festën e Besit, tematika ishte fshati. Besi kishte ftuar në ditëlindjen e tij të afërm, miq, kolegë e deri te presidenti Ilir Meta. Kuriozitet është edhe fakti se çfarë dhuratash mori aktori për ditëlindje e duket se dhuratën më të bukur ia ka bërë Xhensila. Këngëtarja ka zbuluar se dhurata e saj ishte një kuti në formë zemre e mbushur me domate. Teksa jemi mësuar që në dhurata kemi përdorur luleshtrydhe, qershi apo boronica, në familjen e Besit dhe Xhensilës ka sharm vetëm dhe vetëm domatja.