• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News

Xhensila dhe Fatjoni të paqartë rreth lidhjes së tyre

U lidhën, u ndanë dhe u rilidhën edhe njëherë. Është kjo ‘telenovela’ e çiftit të mirënjohur të “Big Brother 8”.

Duket se dy të rinjtë kanë zgjidhur këtë herë të gjitha mosmarrëveshjet që kanë pasur dhe i janë rikthyer edhe njëherë raportit që nisën në shtëpinë e “Big Brother”. Pak javë më parë, Xhensila deklaroi se nuk është ndarë nga Fatjoni dhe gjithçka bëhet për lojë.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i djaloshit nga Skrapari, që na tha se me ‘miss’-in simpatik gjithçka kishte marrë fund. Me sa duket, ky nuk paska qenë fundi i historisë. Pak ditë më parë çifti është parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke aluduar për një rikthim. E kontaktuar nga “Bluetooth”, për të marrë vesh nëse ka një histori të re dashurie apo ka nisur edhe njëherë marrëdhënien e saj me Fatjonin, Xhensila pranon të japë detaje.

“Po, është e vërtetë, kam nisur një histori të re dashurie. Më shumë sesa një nisje, është një rikthim. Lidhje e re me dashurinë e vjetër”, është shprehur ish-finalistja.

Miqtë e çiftit kanë thënë se dy të rinjtë pas ndarjes janë takuar në “Miss Universe”, ku Xhesi i ka dorëzuar kurorën edhe fitueses së këtij viti. E duke marrë spunto nga ky takim, të dy me sa duket kanë kuptuar se mes tyre ka akoma ndjenja, duke i dhënë njëri-tjetrit edhe një mundësi. E duke u bërë fjalë për këtë çift, dihet se zhvillimet në javët në vijim do të ketë të reja.