Ish-banorja e ‘Big Brother’, Xheni Mhillaj ka postuar në profilin e saj të ‘Instagram-it’ foto nga një darkë romantike. Përballë saj ndodhet një person të cilit ajo nuk ia ka shfaqur fytyrën dhe një buqetë me trëndafila. Ish-banorja e ka shoqëruar postimin vetëm me një zemër duke mos ndarë shumë detaje, por duke nxitur kuriozitetin se kush është i dashuri i ri i saj. Kujtojmë që nga ndarja e saj me Benardin është përfolur shumë në media për lidhjet e saj të mëvonshme. U përfol për një lidhje me Olsin, herë tjetër me gazetarin e Top Channel, por gjithnjë i ka mohuar.