Lajmi i ndarjes së Xhenit dhe Benardit i trishtoi shumë fansat e çiftit dhe jo vetëm. Por duket se mes dyshes marrëdhëniet janë rregulluar disi ose kështu të paktën shpresojmë. Nga postimet e tyre kuptohet se ata nuk rrinë dot pa ngacmuar njëri-tjetrin, edhe pse në largësi. Xheni ka postuar një kos, duke e ditur që ai është i preferuari i Benardit dhe ka shkruar “E do ti”, pikërisht shprehjen e këtij të fundit. Ndërsa pas këtij postimi, Benardi ka xhiruar kupat e ‘Dance with me’, të cilat i fitoi bashkë me Xhenin. Mos vallë këto janë sinjalet e para për një ribashkim të çiftit?