Xhenet i thotë Selimit se u lëndua shumë nga fjalët e klientes dhe preket. Ai i blen pambuk sheqeri dhe i tregon se sa herë qante babai i blente si këto. Selim i thotë Xhenetës t’i fshijë lotët se duket më e bukur kur qesh. Ndërkohë Arzu vendos të mos shkojë në darkën ku është e ftuar nga familja e Selimit pasi i dhemb koka dhe mendon gjatë gjithë kohës për shenjën që pa tek Xhenet. Melisa i lutet të shkojnë dhe Arzu nuk i thotë dot jo. Gjyshja e Xhenetit e djeg fotografinë e Xhavidanit. Ajo largohet për të përgatitur ushqimin. Në këtë moment fotografia bie dhe dhoma fillon të marrë flakë. Selim çon Xhenetin në shtëpi. Ajo tronditet kur sheh që shtëpia ka marrë flakë. Xhenet vrapon për tek gjyshja. Selim hap derën me forcë dhe shkon shpëton gjyshen e Xhenetit. Ozlem i surprizon të gjithë gjatë darkës me ardhjen e saj. Melisa i telefonon Selimit por ai nuk i përgjigjet. Xhenet dhe Selim ndodhen në spital ku gjyshja është e shtruar. Ozlem dhe Mahir takohen në kuzhinë. Arzu shkon atje por nuk arrin t’i shohë bashkë pasi Mahir del sapo dëgjon zërin e saj. Melisa mëson se Selim ndodhet në spital dhe shkon atje. Doktoresha i thotë Xhenetit se gjyshja është mirë. Xhenet gëzohet. Selim e përqafon. Melisa arrin në spital dhe habitet kur i sheh të përqafuar. Ajo i ankohet të ëmës. Arzu shkon në spital dhe sheh se kush është gjyshja e Xhenetit. Ajo tronditet. Arzu vendos ta largojë Xhenetin nga jeta e saj./revistawho.com