Nazan pëpiqet të arratiset nga shtëpia ku mbahet e mbyllur por nuk arrin dot të shpëtojë. Xhemre vazhdon të vuajë dhe mendon t’i tregojë Songylit dhe Kaderit çfarë ka ndodhur. Ejlyl akuzon Emelin se po e mban mbyllur Xhemren me një qëllim. Meral kërkon punë në shtëpinë e Ihsanit me planin për tu hakmarrë për vrasjen e të ëmës. Songyl debaton me Meralin për këtë çështje. Neriman për të shpëtuar veten nga përgjegjësitë i tregon Selinit se Banu nuk e ka abortuar foshnjën. Mesude përballet me gruan e re të Kemalit dhe zihet me të. Xhemre i tregon Ejlylit se ajo ka vrarë Nazanin dhe nuk mund të përballet dot me Serkanin për këtë arsye. Ejlyl tronditet kur e dëgjon këtë. Emel shqetësohet se Xhemre ka treguar gjithçka kur nuk e gjen atë në shtëpi./revistawho.com