• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Xhemi Shehu konfirmon largimin nga “Portokalli”: Nuk do lodhem duke e parë nga shtëpia

Moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, ka konfirmuar largimin e saj nga emisioni i humorit “Portokalli”, ku ishim mësuar ta shihnim prej vitesh. Moderatorja është përfolur prej kohësh për këtë largim, pasi burime për “Anabel.al” treguan se Xhemi ka firmosur dorëheqjen, por ajo vetë nuk ka folur për këtë. Ndërsa së fundmi me anë të disa komenteve, moderatorja e ka pranuar hapur se nuk do të jetë pjesë e “Portokalli” sezonin e ardhshëm.

“E vërtetë që s’do jesh më në ‘Portokalli’?”- e pyet një ndjekës nē “Instagram”, ndërsa moderatorja i përgjigjet me “Po”. Ndërsa një tjetër komentues i shkruan: “Mos u lodh shumë se kemi ‘Portokallinë’ në tetor”.
“Nuk lodhem duke e parë nga shtëpia”, i është përgjigjur Xhemi. Kujtojmë se përveç Xhemit, edhe regjisori Altin Basha dhe një pjesë e aktorëve të programit të humorit, “Portokalli” do të largohen nga “Top Channel”./revistawho.com