• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Xhemi dhe Alketa sapo zbuluan për publikun trendin më të ri të kostumeve për këtë pranverë

 

Dy moderatoret e njohura të ekranit shqiptar, Xhemi Shehu dhe Alketa Vejsiu duket se kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje.
Mbrëmjen e kaluar Xhemi u shfaq në fillimin e sezonit të ri të ‘Portokalli’ me një kostum xhaketë dhe pantallona në ngjyrë rozë, ndërsa Alketa ka nisur mbrëmjen e sotme të programit ‘Në kurthin e Piter Pan’ me një kostum në po të njëjtin model dhe ngjyrë.
Të dyja moderatoret dukeshin mjaft tërheqëse me ngjyrën rozë, e cila i përshtatet më së miri dhe ngjyrës së tyre të flokëve.
Me siguri pas këtij momenti, ky model kostumi do të jetë një nga trendet e pranverë-verë 2020./revistawho.com