Këtë javë 5 banorë të rinj hynë në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe vetëm pas dy ditësh ata kanë filluar të përfshihen në debate dhe diskutime. Xheisara dhe Arbri kanë pasur një debat me kunja me njëri-tjetrin dhe Xheisara është shprehur para banorëve se tenisti e ka nisur keq me të.
“E ke nisur keq me mua, qetësohu se është dita e dytë, më jep edhe pak kohë sa të qetësoj trutë se nga nesër pas prime-t e mbrapa fillojmë”,- iu drejtua Xheisara.
Arbri nga ana tjetër u shpreh i hapur për ta dëgjuar.
“Po çke ti se unë do bëhem meme përjashta jo ti, ç’punë ke”, – ka thënë Xheisara për ta mbyllur./revistawho.com