• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Xhaketa si fustan? Zbuloni disa nga kombinimet e trendit më të fundit që po përhapet me shpejtësi

Trendi më i fundit i modës që mesa duket shumë të famshëm të showbiz-it nuk mërziten duke e veshur janë xhaketat e gjata si fustan.
Duke filluar nga Prianka Chopra e deri tek Taylor Swift, të gjitha e kanë provuar këtë stil të pazakontë.
Prianka dukej mahnitëse dhe mjaft e sofistikuar e veshur me xhaketë të gjatë të bardhë kombinuar me këpucë Guiseppe Zanotti në qytetin e New York-ut në 29 Gusht. Taylor Swift e veshur me xhaketë te Versaces me motive shumëngjyrëshe dhe e mbuluar në kristale ka shkëlqyer në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards 2019”.
Padyshim këtij trendi nuk mund t’i mungonte dhe ikona e modës Rihanna, e cila e ka veshur në inagurimin e markes të saj, Fenty, në 22 Maj. Ky trend është përqafuar edhe nga shumë të famshme shqiptare, të cilat i kanë kombinuar me taka ose me atlete.