• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

WOW/ “Xhanin” do e shohim në “Big Brother VIP”

Aktori me origjinë shqiptare Can Yaman, shumë i njohur për rolet e tij në serialet turke, është kthyer në një nga personazhet më të dashur të ekranit. Ai ka milliona fansa që e ndjekin nga e gjithë bota dhe ka arritur shumë sukses falë pamjes dhe talentit. Aktualisht Can po punon për një serial të ri, por jo vetëm kaq. Atë mund ta shohim së shpejti në “Big Brother VIP”, që do të transmetohet në Itali. Sipas mediave italiane drejtori i programit Alfonso Signorini është në negociata me Can Yaman për ta pasur atë në edicionin e ri të “Big Brother VIP”. Lajmi i ka gëzuar shumë fansat të cilët do të kenë mundësi ta shohin aktorin 24 orë brenda shtëpisë së famshme të rrethuar nga kamerat.