• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

WOW/ Rikthehet “Rebelde”, grupi jep lajmin e madh

Një nga grupet më të njohura të telenovelave “Rebelde” do të rikthehet. “Rebelde” ka qenë një nga telenovelat më të ndjekura në mbarë botën gjatë viteve 2004-2006. Grupi përbëhej nga aktorë të njohur si Dulce Maria, Anahi, Alfonso Herrera, Maite Peroni etj. Në vitin 2008 ky grup u shpërbë duke vendosur të mos japin në koncerte dhe secili prej tyre vazhdoi karrierën solo. Fansat prej vitesh kanë pritur një rikthim të tyre dhe dëshira u është realizuar. Përmes disa postimeve në Twitter, “Rebelde” ka konfirmuar rikthimin pas kaq shumë vitesh, lajm i cili i ka gëzuar fansat. “Lutjet tuaja janë dëgjuar”-shkruhet në postimin e grupit teksa bëhet e ditur se data e rikthimi të tyre do të jetë 3 shtatori. Fansat po presin me padurim për të parë se çfarë kanë përgatitur grupi “Rebelde”./revistawho.com