• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Wiz Khalifa kërcënon Kanye West

Wiz Khalifa duket se nuk i ka dhënë fund sherrit të krijuar në rrjetin social “Twitter” me Kanye West. Teksa ka qenë në një koncert në Santiago,  reperi ka kërcënuar hapur bashkëshortin e Kim Kardashian.

Sipas “TMZ” Khalifa i është referuar West duke thënë: “Jemi duke ardhur për ty Kanye, më mirë mos na dil përpara”.

Dy yjet e hip-hopit u përfshinë në një sherr në rrjetet sociale në fillim të kësaj jave por ndërkohë që Kanye duket sikur i ka vënë kapakun kësaj zënke, për Wiz duket se sapo ka filluar.