• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Winx, Dua Lipa, Netflix – Kaq donim për sot!

“Winx club”, seriali vizatimor shumë i ndjekur dikur është rikthyer. Por këtë herë në një serial në Netflix me 5 aktore: Abigail Cowen në rolin e Blumit, Hannah van der Westhuysen në rolin e Stelës, Precious Mustapha në rolin e Ajshës, Elisha Applebaum në rolin e Musës dhe Eliot Salt në rolin e Terras.

Por nuk ka munguar një shqiptare në këtë prodhim të ri dhe ajo është Dua Lipa. Kënga hit e Duas “Physical” është përzgjedhur si pjesë e listës muzikore të serialit “Fate: The Winx Saga”.

“Physical” është një nga këngët e albumit “Future Nostalgia”, që është renditur nga “Spotify” si një nga më të mirët e vitit që lamë pas.