• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Tech

“Digicom”, risitë që sjell interneti në fushën e edukimit

Në dekadat e fundit shërbimi i Internetit ka sjellë ndryshime drastike në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore. Një nga këto fusha që po transformohet çdo ditë e më shumë nga Interneti është Edukimi.

Ne vënde të ndryshme të botës edukimi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në avancimin e teknologjisë duke përdorur Internetin për të ndihmuar programet e edukimit në përshtatjen e metodologjive të reja të mësimdhënies në mënyrë që të plotësojë sa më mirë nevojat e kohës.

Ne vëndin tonë megjithëse kompani inovative si Digicom kanë sjellë teknologjinë e fundit per publikun dhe Internet deri në 1 Gbps, përsëri zhvillimi i klasave digjitale mbetet mbrapa. Digicom ofron mundësi që nëpërmjet Internetit të dedikuar me fiber optike çdo nxënes apo student mund të ndjekë mësimin nga shtëpia apo ambienti ku punon pa qënë nevoja të jetë fizikisht në auditor.

Klasa digjitale apo klasa inteligjente siç quhet ndryshe është një mjet qe po përdoret masivisht në arsim për të organizuar seanca mësimore drejt për drejt nëpërmjet internetit. Studentët mund të komunikojnë me pedagogët virtualisht nëpërmjet videos, chat-eve apo alternativave të tjera që ofrojnë tabelat e bardha interaktive, si: Shkarkimi i aplikacioneve, librat elektronikë, sondazhet, kuicet, studimet e ndryshme, etj.

Gjithçka bëhet në klasat tradicionale, mund të bëhet dhe në klasat digjitale, madje duke shtuar dhe facilitete të tjera. Për shembull, një tjetër facilitet është regjistrimi i leksioneve online në këtë mënyrë çdo  student ka mundësi t’i aksesojë ato në çdo kohë.

Disa nga avantazhet e klasës digjitale janë:

  • Ofron akses për këdo që ka një linjë interneti të qëndrueshme në përvojat më të avancuara arsimore nëpër botë.
  • Rrit numrin e nxënësve/studentëve që bëhen pjesë e sistemit të edukimit, duke përfshirë dhe ata që e kanë të pamundur për të qenë prezent fizikisht në ambientet shkollore;
  • Mundësi për të pasuruar kurikulat ekzistuese me programe e materialet e fundit, me cilësi të lartë, duke u përshtatur me standardet më të mira të edukimit;
  • Fleksibilitet në orare. Klasa digjitale ju jep akses nxënësve për të ndjekur klasat online në çdo orë të ditës.

Pajisje si projektorët interaktiv do “zhdukin” në një fare mënyre dërrasën e zezë dhe shkumësin. Krahas projektorëve përdoren dhe paisjet e tjera si tableta dhe laptopë të cilat lidhen në rrjet me sistemet e krijuara posaçërisht për mësimdhënie. Prej kësaj risie teknologjike do të mund të përfitojnë edhe prindërit, të cilët, në kohë reale, përmes regjistrave elektronikë apo dhe testeve elektronike do të kenë mundësi të marrin të dhëna më të sakta për ecurinë e fëmijëve të tyre, për lëndët mësimore që ata frekuentojnë, po ashtu edhe për performancën.

Kjo lloj metodologjie edukative reflekton qasje komunikimi midis grupeve të nxënësve dhe studentëve duke nxitur bashkëpunimin dhe frymën e trajnimit midis tyre e mësuesve.

Kjo është shkolla e te ardhmes ku çdo nxënës ka mundesi të barabarta përballë burimeve të dijes. / revistawho.com