• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Cagatay UIusoy fotografohet për herë të parë pranë të dashurës së tij

Aktori i njohur turk, Cagatay Ulusoy dhe partnerja e tij Duygu Sarin u njohën në sheshxhirimet e serialit “Icerde”. Që nga ajo periudhë dyshja kanë pasur disa ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, megjithatë ja kanë dalë të lënë pas të gjitha dhe tani janë më të dashuruar se kurrë.

 

Por, pavarësisht se janë ndër aktorët më të komentuar në Turqi, çifti është treguar shumë i kujdesshëm dhe deri më tani nuk është zbuluar asnjë foto ku të shfaqen së bashku. Me sa duket duhej të vinte dasma e mikeshës së tyre, Hazal Kaya që ata të zyrtarizonin lidhjen dhe të fotografoheshin për herë të parë. Në disa foto që po qarkullojnë në internet dyshja shfaqen të përqafuar pranë njëri-tjetrit të veshur klasikë./revistawho.com