• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Sherr në shtëpinë Oberoi, Xhanvi i gjuan në shpullë Pinkit, ja ç’do ndodhë të hënën

Shivai nxehet nga veprimi i Anikës dhe do që ajo t’i kërkojë falje. Anika refuzon dhe i kërkon Shivait të largohet nga shtëpia e saj. Ata grinden. Shivai thyen gotat me lëngje. Anika i bërtet dhe i thotë se ato kanë kushtuar 1 mijë rupi. Shivai i hedh paratë dhe i thotë se nuk ka për ta harruar këtë ditë. Ai largohet. Zvetlana vjen në shtëpinë Oberoi dhe zihet me Xhanvin. Omkara i thotë Zvetlanës të largohet. Zvetlana thotë se një ditë do jetë pjesë e kësaj shtëpie. Ajo largohet. Xhanvi qan. Shivai ndërkohë do që të largohet nga lagja e varfër por nuk i ndizet makina. Mamaja e Tias vjen në shtëpinë Oberoi. Xhanvi pi alkool dhe Pinki i thotë të mos pijë në sy të mamit të Tias. Ato grinden për djemtë  e tyre pasi Pinki mendon se Xhanvi është xheloze që Shivai po fejohet shkruan revistawho. Pinki i thotë Xhanvit se edhe Omkara dikur drogohej por Shivai e ndryshoi. Xhanvi i gjuan në shpullë Pinkit. Omkara nxehet dhe thyen një statujë. Tixh thotë se ata duhet të jetojnë të ndarë. Pinki do që familja Oberoi të përçahet. Gjyshja dhe Shivai hyjnë në shtëpi dhe dëgjojnë sherrin. Gjyshja u thotë Tixhit dhe Shaktit që ata kanë vetëm një mama dhe atë nuk mund ta ndajnë. Sahil i kërkon Anikës dhuratën e ditëlindjes por ajo ka humbur një çelës që i duhej. Anika telefonon Priankën dhe merr vesh se çelësi i ka rënë tek shtëpia Oberoi. Anika shkon atje natën dhe përballet me Shivain. Ai i thotë Anikës t’i kërkojë falje. Anika refuzon. Shivai e hedh në pishinë Anikën. /revistawho.com