• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Om martohet me Gorin, por tronditet nga ajo çfarë mëson, ja ç’do ndodhë nesër

Tia shkon tek Shivai dhe e pyet për dhimbjen e kokës. Ai sheh Anikën dhe i thotë Tias që t’i bëj masazh. Tia i bën masazh Shivait dhe i thotë se e ka nga energjia negative. Pinki i thotë Anikës të rregullojë lulet. Anika sheh Tian dhe Shivain dhe i shkatërron lulet. Pinki i bërtet Anikës. Shivai i thotë Anikës se nuk duroi dot kur e pa me Tian dhe ja nxorri inatin luleve. Anika merr thikën dhe e tremb Shivain. Ajo i thotë se ti ma ke mësuar këtë. Shivai i thotë ule thikën por Anika thotë se nuk i intereson. Shivai e hedh thikën tutje. Atë e merr në telefon Romi. Ajo i thotë Shivait se do e marrë videon gjatë ahengut. Shivai e pyet çfarë do në këmbim. Romi kërkon gjerdanin e familjes Oberoi. Shivai shkon tek Pinki dhe e sheh duke bërë gati bizhuteritë që do i japë Tias. Pinki i thotë Shivait se ka menduar t’i japë Tias edhe gjerdanin e familjes. Gjyshja i jep një veshje Anikës për ta veshur në aheng. Shivai flet në telefon dhe shqetësohet pasi Om nuk ka mbërritur. Të gjithë vijnë për ahengun. Shivai mahnitet kur sheh Anikën të veshur shumë bukur. Pinki i jep Tias gjerdanin shkruan revistawho. Romi telefonon Shivain dhe i thotë ti më duket nuk e dashke videon se gjerdanin e mori Tia. Shivai e pyet ku është video. Romi i thotë se video është në një çip që e ka ajo dhe e lë të presë deri në telefonatën e radhës. Romi mendon me vete: Zonja Kapur Tia dhe Zvetlana ju më vratë vëllain tim Robin dhe unë do t’jua prish lojën. Nga ana tjetër Omi është përballë njerëzve të fshatit që kërkojnë të vrasin Gorin. Ai kujton si e keqtrajtuan Gorin dhe merr një vendim të shpejtë. Me gjakun e tij Om lyen kokën e Gorit sipas traditës indiane. Ai i thotë njerëzve se tani Gori është gruaja e tij dhe ata nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë. Ata nuk pranojnë dhe thonë se kjo martesë nuk quhet pa u bërë raundet rreth zjarrit. Om merr Gorin hopa dhe bën raundet. Njerëzit largohen. Om i thotë Gorit se mund të shkojë ku të dojë. Gori habitet dhe i thotë se ata janë të martuar. Om i thotë se e gjitha ishte një lojë për të shpëtuar dhe se nuk beson tek ritualet. Gori tronditet dhe i thotë se ajo beson tek ritualet. Ajo insiston ta bindë Omin që ata u martuan me të vërtet. Ai nxehet dhe i thotë se ata nuk kanë punë bashkë dhe largohet. Kali Takur mëson se Om dhe Gori janë martuar. Ai shkon bashkë me njerëzit e tij për tek Om./revistawho.com

CLOSE
CLOSE