• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Bixhoz me dashurinë/ Anika ndalon dasmën dhe nxjerr zbuluar Tian, ja ç’do ndodhë në shtator

Romi merr në telefon Shivain por nuk arrin të flasë me të pasi Zvetlana vjen dhe mundohet ta mbysë me kabëll. Romi vrapon nëpër korridor. Zvetlana e ndjek. Ndërkohë familja po kërcen. Romi bie nga shkallët. Të gjithë tronditen. Shivai e kupton që kjo është vajza që ka video çipin. Doktori viziton Romin dhe thotë se duhet pak kohë që ajo të zgjohet. Zvetlana kërkon për video çipin në rrobat e Romit por nuk e gjen. Om i thotë Shivait se bën gjithçka për mamanë prandaj do martohet me Zvetlanën. Rudra nuk është dakort dhe thotë  se Zvetlana është më e madhe se Om dhe njerëzit do flasin. Shivai i thotë Omit të martohet me Zvetlanën dhe do përfitojnë nga situata kur ajo të bëjë ndonjë gabim. Ndërkohë Zvetlana bën aksident. Gori ndodhet në të njëjtin vend duke u lutur. Ajo shkon ndihmon Zvetlanën së bashku me disa njerëz që ndodheshin aty pranë. Zvetlanës i bie telefoni dhe Gori përgjigjet. Ajo mëson se Zvetlana po kërkon shërbyese. Zvetlana vjen në vete dhe sillet keq me njerëzit që e ndihmuan duke u shprehur se njerëzit e varfër nuk mund ta prekin atë. Gori mundohet të largojë Zvetlanën nga atje. Ajo i kërkon Zvetlanës ta marrë në punë. Por Zvetlana i thotë se i duhet një shërbyes mashkull për të bërë edhe punë të tjera. Ajo largohet. Omkara i bën dhuratë një varëse Zvetlanës. Tixh i sheh. Omkara me qëllim përkëdhel Zvetlanën që Tixh t’i shohë. Xhanvi kalon aty dhe habitet kur sheh Omin me Zvetlanën. Shivai dhe Tia bëhen gati për dasmën. Romi i tregon Anikës se Robin nuk është vëllai i Tias por bashkëshorti i saj dhe quhet Dyshiant. Anika ndalon dasmën e Shivait dhe Tias dhe thotë se Tia është e martuar me Dyshiantin dhe fëmija është i tij. Pinki i bërtet Anikës. Shivai po ashtu nuk e beson Anikën dhe i thotë të largohet nga shtëpia e tij. Më pas ai shkon tek Anika dhe i thotë se e luajti shumë mirë rolin. Del që Anika nuk e kishte humbur kujtesën por e gjitha ishte lojë që të zbulohej e vërteta e Tias. Dyshiant vjen në dasmë dhe Tia gëzohet kur e sheh se është gjallë. Zvetlana i jep punë Gorit. Ajo i thotë të maskohet si mashkull dhe të kontrollojë bashkëshortin e saj pra Omin./revistawho.com

Seriali “Bixhoz me dashurinë” gjatë muajit gusht do të ndërpresë transmetimin dhe nis në shtator me episode të reja në TV Klan.