• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Kuzhinë, Vetëm në WHO, Who Cook

Kuzhina e Ebit/ Mësoni nga vogëlushja si të përgatisni qofte ‘Popej Marinari’

A ju mori malli për Ebin? Ajo këtë herë ka sjellë për të gjithë miqtë e vegjël e të mëdhenj një recetë fantastike të quajtur “Popej Marinari”. Dhe një recetë e frymëzuar nga Poppey i famshëm i “Braccio di ferro” nuk mund të mos kishte përbërës kryesor tjetër gjë veç …spinaqit! Po, po janë qofte spinaqi, me shije fantastike dhe të lehta për t’u përgatitur.

Këtë herë “Kuzhina e Ebit” u zhvendos në “BioFood Catering”, ku shefja e kuzhinës atje e ndihmoi në realizimin e këtyre qofteve të shëndetshme.

Receta e qofteve “Popej Marinari”:

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 2 kokrra vezë
  • 1 majë luge kripë
  • 200 gr djathë ose gjizë
  • 2 ½ lugë gjelle miell ose bukë të thekur të bluar
  • 1 karotë
  • 1 thelpi hudhër
  • Majdanoz
  • Mente

Përgatitja:

E lajmë dhe e përvëlojmë spinaqin, e kullojmë mirë nga uji. E presim në copa të vogla me gërshërë kuzhine dhe i shtojmë dy kokrrat e vezës, kripën dhe djathin/gjizën. Masës i shtojmë miellin/bukën e thekur të bluar, një karotë te zierë, hudhër, majdanoz, mente dhe erëza sipas dëshirës. E trazojmë përzierjen, me dorë marrim pjesë nga kjo përbërje dhe krijojmë toptha të vegjël (qofte). I pjekim në furrën e paranxehur në 200 gradë për 15 minuta.

Ju bëftë mirë! /revistawho.com