• youuinsttaaffccbb
TEST
Kuzhinë, Vetëm në WHO, Who Cook

Kuzhina e Ebit/ Mësoni nga vogëlushja si të përgatisni çokokrem me avokado

Hashtagu #kuzhinaeEbit është prej kohësh një fenomen në ‘Instagram’. Pas tij qëndron pikërisht Ebi, vajza 8-vjeçare me pasion gatimin. Ajo çka i pëlqen Ebit të gatuajë më së shumti janë recetat e shëndetshme, por edhe shumë të shijshme, të cilat preferohen për t’u ngrënë nga të gjithë fëmijët. E rritur si bija e dy mjekëve dhe me ndikimin më të madh nga e ëma si mjeke nutricioniste, ndërthurur me kuriozitetin dhe shkathtësinë si tipare që e karakterizojnë këtë vogëlushe, një mishele ingredientësh që rezulton në një recetë perfekte siç është Ebi vetë. Çdo muaj ajo do të ketë kolonën e saj në RevistaWho.Com, ku do të na prezantojë receta të thjeshta dhe përmbajtje me shumë vlerë për të modeluar sjellje të shëndetshme për të gjithë fëmijët.

Çokokremi i Ebit

Përbërësit:

2 avokado

4 lugë gjelle kakao

1 filxhan qumësht bajame

1 filxhan kafe mjaltë

1 lugë pluhur Moringa

Përbërësit bashkohen të gjithë në mikser dhe voila: çokokremi i shëndetshëm është gati. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE