• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Vranësira dhe shi, ky do jetë moti në vazhdim

Moti sot në Shqipëri parashikohet i kthjellët e me diell në të gjithë territorin si dhe vranësira kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe përgjatë relieveve malore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 14 deri në 27 °C.

Të shtunën mbi territorin e vendit tonë gradualisht pritet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore, ku parashikohet të mbajë mot me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me diell. Në relievet malore në verilindje dhe zonën e jugperëndimit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e shtrëngata afatshkurtra.  Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 18 deri në 26 °C.

E diela do të nis me mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 21 deri në 25 °C./revistawho.com