Duke filluar nga sot në Shqipëri parashikohet të depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.
Moti sot pritet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura. Në zonën veriore dhe perëndimore vranësirat në orët e mbrëmjes do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 23 °C.
E diela do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 14 deri në 22 °C./revistawho.com