• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Votoni, votoni, votoni. Arbana dhe Alketa po blejnë veshjet e programeve të reja dhe duan një (mijë) mendje

 

Sezoni i ri televiziv ka sjellë projekte të reja, detajet e të cilave moderatoret shqiptare kanë zgjedhur t’i ndajnë herë pas here në rrjetet sociale, duke shuar ca kuriozitete e duke ngjallur ca të tjera.
Njëherazi me spektaklet nis dhe angazhimi i drejtueseve të tyre duke u përpjekur maksimalisht për veshjen dhe pamjen e tyre, që përgjatë muajve të transmetimit është thuajse me “zoom” gjithë kohës.
Ky detaj me kalimin e viteve ka marrë aq rëndësi nga shikuesit sa Arbana dhe Alketa kanë vendosur që në nisje të “Big Brother Vip” dhe “Love Story” të bëjnë blerjet e fundit jashtë vendit, duke ia lënë verdiktin e fundit ndjekësve të tyre.
Duke ndërruar një fustan e duke kaluar nga njëra takë tek tjetra, moderatoret kanë zënë “rehat” në një lloj mënyre duke ia besuar miqve virtualë zgjedhjet e tyre.
Arbana dhe Alketa kanë bërë “ask question” herë pas here duke pyetur a i pëlqejnë ndjekësit fustanet apo takat e zgjedhura, e duke zbuluar çdo gjë nga dhoma e zhveshjes teksa kanë bërë dhe prova.
A janë veshjet dhe takat me më shumë vota, ato me të cilat vajzat do të shfaqen edhe në ekran?
Në çastet e fundit ka gjithmonë surpriza, por për këtë, të gjithëve u duhet të presin edhe fare pak!/revistawho.com