• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vogëlushja e “Ertugrulit” feston ditëlindjen, aktori i përgatit festën përrallore

Dy vite më parë aktori turk Engin Altan Duzyatan u bë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Neslisah solli në jetë një vajzë të cilën çifti e quajtën Alara. Ditën e djeshme Alara kishte ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë Engin, i njohur si “Ertugrul” nga seriali i famshëm historik, kishte përgatitur një festë përrallore. Disa pamje nga festa i publikoi vetë aktori dhe bashkëshortja e tij. “Gëzuar ditëlindjen bebja ime”-shkruan “Ertugrul” në foton ku shihet duke mbajtur vajzën në krahë, në ambientin e rrethuar me tollumbaca e zbukurime. Në një postim tjetër aktori tregon tortën gjigante shumë të këndshme për ditëlindjen e së bijës. Engin ka edhe një djalë me emrin Emir. Ai dhe bashkëshortja e tij u martuan në vitin 2014./revistawho.com