Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare studiuesi dhe kritiku i muzikës, Loro Sata. Ai ishte babai i këngëtarit të njohur, Vlashent Sata, i cili e ka dhënë lajmin e trishtë me anë të disa fjalëve prekëse. “Ti do jesh gjithmone nota ime e pare!
Ti je muzika ime, dashnia per jeten, o i buti im zemermal! Nate me shi sot baba im, po neser me ty ne shpirt prap kam me knu si mke msu ti!
Drite paç o femija ma i bukur qe kam njoft!”, shkruan këngëtari.
Loro u lind në qytetin e Shkodrës, aty ku dhe kreu vitet e para të shkollës. Studimet e larta i mbaroi në Tiranë, në “Insitutin e Lartë të Arteve të Bukura”, atë që sot njihet si “Akademia e Arteve”. Krijimtaria e tij është mjaft e gjerë. Ai ka realizuar shumë artikuj studimorë dhe kritikë, por ka shkruar edhe disa libra e revista. Ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 17:00, në varrezat e Rrmajit në Shkodër.