• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Vjollcat e kuqe sonte”, Luana dhe Marina bëjnë ‘xing’ me të njëjtën ngjyrë

Prej disa javësh tashmë dy motrat Vjollca janë përballë njëra-tjetrës të shtunën mbrëma. Njëra nën drejtimin e ‘Shiko Kush Luan’ dhe tjetra nën drejtimin e ‘Klanifornia’, kanë bërë që fansat e tyre të jenë në mëdyshje se kë duhet të ndjekin më parë. Ndonëse ato kanë dhënë sugjerime të ndryshme, si kalimi i stacioneve nga njëri tek tjetri apo blerja e dy televizorëve, duket se ‘gara’ mes tyre vazhdon të jetë aty.

Pak më parë ka qenë Luana ajo e cila ka prezantuar për të gjithë fansat veshjen e sotme, ku është shfaqur me një të tillë në ngjyrë të kuqe. Ndërsa Marina ka publikuar së fundmi një foto nga spektakli i orës 21:00, ku ka zgjedhur të vishet me të njëjtën ngjyrë si Luana.

“Vjollcat e kuqe sonte”, shkruan Luana në foton e publikuar nga motra e saj, duke treguar se i pëlqen ky kombinim i të dyjave. Nuk dihet nëse e gjitha kjo është thjesht një rastësi apo dy motrat kanë rënë në dakortësi me njëra-tjetrën për t’u shfaqur njësoj, megjithatë është e sigurt se të dyja shkëlqejnë me ‘look-un’ përkatës për mbrëmjen e sotme./revistawho.com