• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vjollca Hoxha feston ditëlindjen, Sara i dedikon urimin më të bukur: Sot nga larg, por me zemrën gjithmonë te ty

Dita e sotme është mjaft e veçantë për trashëgimtaret e “Top Channel” pasi nëna e tyre, Vjollca Hoxha ka ditëlindjen. Gjithmonë si Sara ashtu dhe Lori kanë treguar lidhjen e fortë që kanë me të ëmën dhe në këtë moment të veçantë nuk kishte si të mungonte dhe urimi i Sarës për të. Nëpërmjet një fotoje mjaft të ëmbël, Sara ka vendosur t’i dedikojë nënës së saj fjalët më të bukura. “Gëzuar ditëlindjen “nëna Vjollca”, jeta të ka testuar shumë herë, por ti gjithsesi nuk ke harruar asnjëherë të qeshësh. Nuk ka asnjë që do më shumë se ti dhe jep më shumë se ti. E adhurojmë të gjithë miresinë, dhembshurine e zemermadhesine tende. Të duam shumë! Sot nga larg, por me zemrën gjithmonë te ty”, shkruan Sara në postimin e saj.

Kjo ditëlindje për Vjollcën do të jetë ndryshe nga herët e tjera për shkak të situatës që po kalojmë, megjithatë me dashurinë e vajzave dhe Itanit gjithçka është më e bukur.