• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vjen superhiti i divave, Beyonce dhe Adele së shpejti në një bashkëpunim

Ryan Tedder, producenti dhe vokalisiti i “One Republic” ka zbuluar se në studion e tij Adele dhe Beyonce kanë punuar këngën e parë bashkë. Pak para se të performonte në festivalin e Global Citizen Festival në New York, Tedder tregoi se dy këngëtaret e famshme bashkëpunuan për një këngë të re. Ai tregoi se kjo është një këngë e grupit “One Republic”, në të cilën merr pjesë dhe vokalisti i grupit “Coldplay”, Chris Martin. Ryan nuk ka dashur të japë më shumë detaje, por mendohet se ky bashkëpunim do të jetë një hit i padiskutuar. Ende nuk dihet nëse kjo deklaratë është e vërtetë ose jo, por çfarë dimë të sigurt është se Adele e ka shprehur gjithmonë se ka qenë një nga fanset më të mëdha të Beyonce-s.

CLOSE
CLOSE