• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Vjen në jetë vajza e Mozzik dhe Loredanës, reperi zbulon emrin e saj

 

Mozzik ka dhënë disa minuta më parë lajmin se është bërë baba i një vajze. Me anë të një fotoje shumë të bukur të publikuar në ‘Instagram’, reperi i njohur i ka dhënë fund aludimeve për shtatzëninë e partneres së tij Loredana. “Emri më i bukur në botë BABË! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë, i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë, me fëmijën e parë! Do ju dua sa të kem jetë”,-shkruan ai krahas fotos me të porsalindurën.

Prej muajsh çifti i ri është vënë në qendër të mediave për shtatzëninë e Loredanës, por deri në këtë moment asnjë nga dy të dashuruarit nuk e kishte pranuar lajmin. Më në fund këngëtarët e njohur u bënë prindër dhe pritën këtë moment për të dhënë lajmin e bukur. I urojmë Hanës së vogël jetë të gjatë!/revistawho.com