Këngëtarja e njohur Halsey është bërë sot nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë Halsey me dy foto ku në njërën prej tyre shfaqet me bebin dhe partnerin e saj Alev Aydin. Këngëtarja zbulon se i ka vënë fëmijës emrin Ender Ridley Aydin.
Ender është emër djali dhe në turqisht do të thotë “shumë i rrallë”.
“Mirënjohëse për lindjen “më të rrallë” dhe euforike. Mundësuar nga dashuria”-shkruan Halsey, e cila gjatë shtatzënisë ka qenë shumë aktive duke mos i kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur apo informacione mbi ecurinë e pritjes së ëmbël.
View this post on Instagram