• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Vjehrra e shqetësuar për veprimet e Kanye West: “Po na prish imazhin e familjes”

Ai është bërë qendra e vëmendjes këtë javë për shkak të postimeve të tij në “Twitter” dhe duket se kjo gjë ka shqetësuar familjen Kardashian.

Kris Jenner është shprehur se sjellja e dhëndrit të saj, Kanye West, mund të ketë një ndikim negativ në imazhin e familjes.

Kjo deklaratë e Jenner vjen pas disa postimeve të West, duke ofenduar Taylor Swift, duke deklaruar se Bill Cosby është i pafajshëm si edhe i kërkoi ndihmë Mark Zuckerberg për borxhin e tij personal prej 53 milionë dollarësh.

Një burim i brendshëm për “Page Six”, ka deklaruar: “Reagimet e tij në “Twitter” janë jashtë kontrollit dhe Kris ka frikë se ai po shkatërron familjen. Kris dëshiron që të punësojë dikë që të kujdeset për të gjithë këtë zhurmë dhe dramë të krijuar, në mënyrë që ai të fokusohet në punën e tij artistike”.

 

/Topchannel