Vivienne Westwood është ikonë e modës dhe ka realizuar më të mirën e saj në dhjetra vite karrierë. Që të jesh stilist i mirë nuk mjafton vetëm të bësh dizajne të bukura, apo të zgjedhësh copën e duhur, por duhet të shkosh përtej gjithë këtyre gjërave duke lënë gjurmë, duke sjell ndryshimin e duke i bërë të tjerët të frymëzohen nga ti. Kjo është Vivienne, e cila nesër do fryrë qirinjtë me numrin 80.
Ajo është njohur si ikona që i dha jetë dhe solli ndryshimin në stilin punk. Është aktiviste dhe ambjentaliste, madje mund të konsiderohet si e fundit rebele që akoma është gjallë në Britani.
Në fillim të viteve ’70, ajo hapi dyqanin e saj të parë me të dashurin e asaj kohe, Malcolm McLaren në Londër. Në dyqanin me aksesorë e lloj lloj gjërash, ajo prezantoi të parin koleksion që i dha jetë lëvizjes punk dhe këtij stili. Ajo e ndryshoi tërësisht këtë stil duke lënë gjurmë në atë që do përfaqësonte kjo lëvizje përgjithmonë. Zhduki lakuriqësinë dhe kombinoi ngjyrat me copat më të mira në qarkullim.
Vetëm me stilin e saj, Vivienne frymëzoi një sërë lëvizjesh sociale dhe ndryshimesh, ndër të cilat: Referendumin për pavarësinë e Skocisë dhe luftën e vazhdueshme për ndryshimet klimaterike, që e prekën shumë industrinë e modës që ajo përfaqëson, por nuk e bënë të heqë dorë. Përfshirja e saj në politikë, i dha shtëpisë së modës origjinalitetin që nuk ka ndryshuar në kaq shumë vite. E tani Vivienne vesh më të mirët dhe ka zënë një vend me rëndësi në Paris Fashion Week. Në vendin tonë, disa nga veshjet e saj i gjeni në ‘Delirium Shop Albania’. /revistawho.com