• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Viti i Meghan Markle: Veshjet më të bukura të 2018-s

Askush nuk ka qenë më shumë në qendër të vëmendjes sesa Meghan Markle. Ajo u martua me princ Harry-n dhe u bë pjesë e familjes mbretërore. Daljet e saj gjatë këtij viti kanë qenë të shumta dhe shumë të rëndësishme. Sigurisht veshjet kanë qenë më të komentuarat, pasi ka shkëlqyer në çdo dalje që ka bërë. Disa nga veshjet më të bukura janë këto.

1. Daljet e para

Përpara se të merrte titullin “Dukeshë”, Meghan ka thyer shumë rregulla. Ajo ka veshur pantallona serioze gjatë ceremonisë publike të fejesës, por gjithsesi renditet si një nga veshjet më të bukura.

2. Fustan me vija

Meghan e ka kombinuar këtë fustan me vija me një xhaketë serioze, taka të larta dhe një çantë të vogël.

3. Martesa e vitit

Të gjithë u surprizuan nga zgjedhja e fustanit të Meghan. Ishte e inspiruar nga Audrey Hepburn dhe e punuar nga stilistja britanike Clare Waight Keller për firmën e njohur Givenchy.

4. Pas celebrimit

Për festën pas celebrimit, Meghan ndryshoi veshjen e saj me një fustan të bardhë shumë të thjeshtë stiluar nga Stella McCartney.

5. Dalja e parë vetëm për vetëm me mbretëreshën

Për daljen e parë publike me mbretëreshën, Meghan ka bërë gjithçka sipas protokollit duke veshur një fustan në ngjyrë bezhë stiluar nga Givenchy.

6. Gati për biznes

Meghan ishte shumë gati për biznes me këtë fustan fantastik mbas trupit.

7. Xhins

Mbretërorët zakonisht nuk veshin xhins, por mesa duket Meghan ka gjetur fustanin perfekt për një princeshë./revistawho.com