• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Visjan Ukcenaj rrëfen ndjesitë e të qenurit baba: Çdo gjë mori vlerë kur lindi im bir

Aktori i ‘Duplex’, Visjan Ukcenaj u bë baba për herë të parë në 3 shtator të 2018-ës. Bashkëshortja e tij, Jona solli në jetë djalin e parë të çiftit, të cilin e pagëzuan me emrin Divin.

Në një intervistë për ‘Mapo’, Visjani ka folur për ndjesitë dhe përgjegjësitë që vijnë me statusin e ri të babait.

“Nëse jeta ka diçka që të të bëjë ta duash atë pavarësisht kombësisë, gjendjes sociale apo financiare, ai është fëmija. Fëmija im më ka ndryshuar gjithçka. Djali i ka dhënë kuptim jetës sonë. Çdo gjë që kam bërë në jetë, mori vlerë kur lindi im bir. Përgjegjësitë janë të mëdha dhe më trembin ndonjëherë, sepse duhet të bëj çdo gjë që t’i plotësoj kërkesat, nevojat dhe ta edukoj siç duhet tim bir”,-shprehet ai.

Ukcenaj aktualisht është pjesë e trupës së ‘Duplex’, programit të humorit që transmetohet çdo të shtunë në ‘Klan Tv’./revistawho.com