• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Visjan Ukcenaj bëhet nostalgjik, publikon foton e rrallë me miqtë e tij që sot janë personazhe të njohur

Delinda Disha dhe Visjan Ukcenaj tashmë janë pjesë e të njëjtit spektakël humori, “Klanifornia”. Por duket se ata të dy janë njohur bashkë shumë vite më parë, para se ky produksion t’i bënte bashkë. Ditën e sotme Visjani ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të 9 viteve më parë, kur ai studionte për aktrim. Në imazhin e postuar shihet se Delinda Disha ka ndjekur studimet në të njëjtin vit me të për aktrim. Por përveç saj, Visjani ka pasur si koleg kursi edhe të tjerë që sot janë personazhe mjaft të njohur për publikun, si Mateus Frrokun apo Eralda Hitaj. Tashmë ata nuk janë pjesë e fushës së aktrimit, pasi u janë dedikuar paisoneve të tjera, por duket se kjo shkollë ju ka shërbyer për të krijuar njohje e për të hedhur hapat e parë në karrierë. “9 vite më parë, viti i 2 aktrim. Me shokët e kursit. Na kujtoi ‘Facebook’ sa të shëmtuar kemi qenë”, ka shkruar Visjani me shaka përkrah fotos.

Pavarësisht se koha ka kaluar nuk vihen re ndryshime të shumta në pamjen e tyre, përveç stilit në veshje që sigurisht ka evoluar me vitet. /revistawho.com