Pas muajsh të ftohti dhe ngjyrash të errëta më në fund kemi mundësinë të nxjerrim ngjyrat nga dollapi e të vishemi lehtë dhe bukur për kohën e ngrohtë që ka nisur. Sugjerimet nga pasarelat janë ngjyrat më të bukura, pak lule e printe vende-vende dhe shumë pantallona të gjera. Lirshmëria, komforti dhe ngjyrat, frymëzuar tek-tuk edhe nga stili i fillim viteve 2000, do ju bëjnë të ndiheni shumë rehat për muajt në vazhdim. Nga ‘Fendi’ tek ‘Chanel’ apo ‘Balmain’, me foto po ju sjellim sugjerimet e stilistëve për pantallonat dhe kombinmet e verës./revistawho.com