• youuinsttaaffccbb
TEST
Who VIP

Viti i familjes, 30 personazhet VIP që u bekuan me një fëmijë në 2018-tën

2018-ta do të mbetet kujtim si një nga vitet më të bukura për shumë personazhe të njohur. 30 prej tyre gjatë këtij viti u bekuan me një dhuratë të madhe, siç është ardhja e një fëmije në jetë. Për disa vajza të njohura emocionet kanë qenë më të forta, sepse për herë të parë provuan ndjesinë e të qenit nënë. Ndërsa disa të tjera në 2018-tën kaluan periudhën e shtatzënisë, ndërkohë që presin që në 2019-tën të mbajnë në krahë një engjëll. “RevistaWho.Com” sjellje një përmbledhje të plotë të ngjarjeve që ndryshuan jetën e personazheve shqiptare.

Pak muaj pas martesës moderatorja e njohur, Elona Duro, u bë nënë për herë të parë. Në 3 janar Elona solli në jetë djalin e saj, të quajtur Tomas.

Ish-miss Shqipëria, Egla Harxhi, një nga personazhet më të diskutuar në media për shkak të marrëdhënies treshe, u bë nënë për herë të parë gjatë këtij viti. Në fillim të janarit erdhi në jetë djali i saj, Luçifer.

Këtë vit Zaimina Vasjari u bë për herë të parë nënë. Në ditët e fundit të janarit, ajo solli në jetë vajzën e saj Khloe.

Familjes Mamaqi këtë vit iu shtua një anëtare e re. Në mars të 2018-tës Ami dhe Ermali u bënë prindër për herë të dytë me vajzën e tyre Sia.

Në 14 mars, në një spital në Gjenevë të Zvicrës, Floriana Garo solli në jetë vajzën e saj. Adia i dha për herë të parë emrin nënë moderatores shqiptare.

Këngëtarit të njohur, Besnik Qaka, marsi i 2018-s i solli një dhuratë të madhe. Ai u bë baba i një vajze të quajtur Una.

Blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, në 6 prill solli në jetë vajzën e saj të tretë. Vogëlushen e pagëzoi me një emër mjaft të veçantë, Damar Brooklyn. Estela lindi në New York dhe sot bashkë me familjen e saj jeton në SHBA.

Stilisti i famshëm, Valdrin Sahiti, në 10 prill u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Edita Ramadani, solli në jetë vajzën e tyre Bella.

Familjes së aktorit të humorit, Marin Orhanasi këtë vit iu bashkua një tjetër vogëlush. Marini u bë për herë të dytë baba i një djali të quajtur Ueis.

2018-ta e bëri nënkryetaren e LSI-së, Erisa Xhixho, nënë për herë të dytë. Pas djalit, ajo u bekua me një vajzë, të quajtur Nikol.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli në vitin 2018-të u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Rea, në 16 maj solli në jetë djalin e tyre.

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj u bekua me një tjetër vajzë gjatë këtij viti. Mia Soraya është vogëlushja me të cilën Emina provoi për herë të dytë ndjesinë e të qenurit nënë.

Moderatori Eno Popi për herë të parë provoi ndjesinë e të qenit prind. Partnerja e tij Atena solli në jetë një vajzë të cilën ata e pagëzuan me emrin Liv.

Modeli i njohur shqiptar, Alessio Alia, në 31 maj u bë baba për herë të dytë, pas vajzës Jolie. Djali i parë i Alessios u pagëzua me emrin Elijah Zayn Alia.

Këngëtarja shqiptare, Blerina Braka, në fund të muajit maj u bë nënë për herë të parë. Ajo u bekua me një djalë të quajtur Edeil.

Mesfushori Ergys Kaçe në qershor të këtij viti u bë baba për herë të dytë. Ai u bekua me një vajzë.

Këngëtari shqiptar, Altin Sulku u bë baba për herë të parë në qershor të 2018-s. Ai u bekua me një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Roal.

Modelja shqiptare, Greiss Petrovic, në 5 korrik u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Emel.

Në 8 korrik, Eduart Shalsi u bekua për të tretën herë. Ai u bë baba i një vajze të quajtur Kler.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë në korrik të 2018-tës. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Reperi Agon Amiga u bë baba për herë të parë gjatë këtij viti. Në korrik bashkëshortja e tij Egzona, solli në jetë djalin Noel.

Në fund të gushtit pritjes së ëmbël për Adelina Tahirin i erdhi fundi. Ajo u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Jon.

Visjan Ukcenaj u bë baba për herë të parë. Në shtator partnerja e tij Jona solli në jetë vogëlushin Divin.

Shtatori ishte muaji që Jona Spahiun dhe bashkëshortin e saj, Frenkli Ymerin, i bekoi me një djalë. Tashmë ata janë prindër të një vogëlushi të quajtur Raiden.

Kryetari i bashkisë në Tiranë, Erion Veliaj u bë baba për herë të parë në 6 tetor. Kajan është vogëlushi që bëri Ajolën dhe Erionin të nisnin një kapitull të ri në jetë si prindër.

Në tetor të këtij viti moderatorja Iva Mera provoi për herë të dytë ndjesinë e të qenit nënë. Ajo u bekua sërish me një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, u bë baba për herë të dytë. Pas djalit ai u bekua me një vajzë, të quajtur Axa.

18 dhjetori i dha emrin baba reperit Mozzik. Partnerja e tij Loredana solli në jetë vogëlushen Hana.

Labinot Gashi u bekua në 21 dhjetor me një vogëlushe të quajtur Rroa. Kjo ishte hera e parë që moderatori provon ndjesinë e të qenurit prind.

Krishtlindjet e këtij viti ishin vërtet të bekuara për këngëtaren e muzikës popullore, Maya. Ajo u bë për herë të parë nënë e një djali të quajtur Jonas. / revistawho.com