• youuinsttaaffccbb
TEST
Who VIP

VIP-at që u larguan nga Shqipëria gjatë 2018-tës

Të largohesh nga Shqipëria duket se nuk është një trend i cili ka prekur vetëm qytetarët, por gjithashtu edhe personazhe të njohur të ekranit kanë zgjedhur të zhvendosen diku tjetër. Lori Hoxha, Majlinda Bregu dhe Estela Ujka janë tre prej tyre. Vajzat e njohura të ekranit zgjodhën që t’i hapin vetes mundësi të reja, që ndoshta një vend i vogël si Shqipëria nuk ua plotëson.

Lori Hoxha

Lori Hoxha, është padyshim një ndër ‘blogger’-et më të ndjekur dhe me më shumë influencë në Shqipëri. Në muajin tetor ajo zbuloi se është zhvendosur për të jetuar në Londër, një nga vendet që ajo pëlqen më shumë. Sipas një përgjigjeje të dhënë për fansat në ‘Instastory’, trashëgimtarja e “Top Media” zbuloi se arsyeja e këtij vendimi janë studimet.

Estela Ujka

Në shtator të këtij viti ‘blogger’-ja e njohur Estela Ujka njoftoi ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ se u zhvendos përfundimisht në Amerikë. Ajo së bashku me tre vajzat dhe bashkëshortin e saj u larguan drejt kontinentit të largët për një jetë më të mirë. Së fundmi e kemi parë sërish në Tiranë, por besojmë se ky vendim lidhet me pushimet dimërore.

Majlinda Bregu

Majlinda Bregu është zgjedhur Sekretare e Përgjithshme e “Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal” duke shënuar një sukses të rëndësishëm për karrierën e saj. Për shkak të detyrës ajo është e detyruar të zhvendoset në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjë Hercegovinës. / revistawho.com