• youuinsttaaffccbb
TEST
Who VIP

“Tensione, mëri, inate…” / Kush janë artistët që 2018-ta ‘i ndau’  nga njëri-tjetri?

Edhe viti 2018-të nuk mund të ishte i paqtë për të gjithë dhe për këtë nuk ka dyshim. Shumë personazhe publike me dëshirë apo jo u bën pre e vorbullës së debateve. Ka dhe nga ata që e kthyen situatën në shumë serioze, duke shkëputur kontaktet totalisht. “RevistaWho.Com” ka zgjedhur t’ju kujtojë disa nga rastet kur VIP-at “u ngacmuan” me njëri-tjetrin.

Tuna dhe Robert Berisha:

Kur bëhet fjalë për debatet, mund të themi që ky ka qenë viti i Tunës. Në fillim u aludua sikur ajo kishte shkëputur marrëdhëniet nga Nora Istrefi, që e kishte shoqe prej vitesh, së fundmi dhe kunatë. Por më vonë rezultoi që Tuna nuk kishte marrëdhënie të mira as me bashkëshortin e Norës, njëkohësisht dhe vëllain e burrit të saj. Gjithçka mes tyre kishte nisur që nga ditëlindja e vogëlushit Tian, ku Tuna kishte ftuar vajzën jashtëmartese të Robertit dhe nënën e saj. Edhe pse ky i fundit, nuk e ka pranuar kurrë se ka një vajzë, duke e cilësuar si një aludim. Marrëdhënia e tyre degradoi në deklarata shumë të forta publike dhe ata tani nuk flasin më me njëri-tjetrin.

Tuna dhe Rudina Magjistari:

Gjithçka mes dy personazheve nisi nga një deklaratë që bëri Tuna në emisionin “Xing me Ermalin”. Ajo tha se nuk do të shkonte asnjëherë sa të ishte gjallë në emisionin e Rudinës. Tuna ishte e revoltuar, pasi moderatorja Magjistari ishte e para që i dha zë konfliktit mes dy familjeve. Kjo gjë bëri që debati të ndizej mes dy vajzave, ku nuk mungoi dhe kundërpërgjigjja e Rudinës në rrjetin social “Instagram”, duke i thënë se kjo ishte puna e saj prej 10 vitesh dhe se i vinte keq për personat që e kishin afër Tunën.

Fero dhe Mozzik-Getinjo:

Ata janë të tre ndër reperët më të kërkuar të momentit. Dikur kanë qenë pjesë e të njëjtit label “ON Records”. Por këtë vit dy vëllezërit zgjodhën të largohen nga grupi, ku edhe morën famën që gëzojnë gjatë ditëve të sotme. Ky veprim nuk i ka pëlqyer Feros dhe tashmë reperët nuk flasin me njëri-tjetrin. Ata bënë edhe deklarata publike për të ikurit dhe të rinjtë.

Dua  Lipa dhe Rita Ora:

Ato që të dyja kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo nëpër botë. Vajzat, rrugën e suksesit e kanë nisur nga i njëjti vend, Anglia, por kontaktet me njëra-tjetrën nuk i kanë të mira. Gjithçka thuhet se ka nisur për shkak se Dua ka marrë vendin e Ritës si fytyra e “Adidas”. Por sipas “The Sun” mëria mes vajzave nuk e ka fillin gjatë 2018-tën. Në fillimet e karrierës Dua ka bërë përpjekje që të hyjë në industrinë muzikore dhe dyshohet se motra e Ritës, Elena, e cila punon në nje kompani të menaxhimit të muzikës e anashkaloi, sepse kishte frikën se mos Dua bënte hapa më të lartë se Rita.

Tayna dhe Fifi:

Le të themi që për repin shqiptar, ky ka qenë viti i femrave. Nga Fifi tek Tayna, Rina, Lamar e shumë të tjera. Por duket se vajzat mes njëra-tjetrës nuk i kanë pasur punët mirë. Ato kanë filluar me diss-e, ku thumbojnë. Fifi, në fillim ka bërë një diss në bashkëpunim me Lamar, ku i nxjerr në dukje Taynës belin e hollë, që ajo e përmend shpesh në këngën “Columbiana”. Por kjo e fundit nuk e ka kaluar këtë situatë pa një kundërpërgjigjje dhe kështu debati mes vajzave vazhdon të jetë i hapur edhe sot. / revistawho.com