• youuinsttaaffccbb
TEST
Bukuri, Who VIP

Të gjitha ngjyrat e Aurela Gaçes, ja ndryshimet drastike ndër vite… (20 FOTO)

Nëse ka një artiste shqiptare që ka eksperimentuar me ‘look’-un e saj deri në limite, ajo padyshim është Aurela Gaçe. E si mund të ndodhte ndryshe, në fund të fundit kujt më shumë se zërit më potent të muzikës shqiptare do t’i shkonin këto ndryshime.

Që në moshë të vogël dhe deri tani me transformime nga më të ndryshmet, Aurela mund të quhet pa frikë ‘kameleoni’ i skenës shqiptare. Një artiste që nuk provon vetëm zhanre të reja në muzikë, por edhe propozime nga më të çmendurat.

Sa herë na ka ndodhur të themi: “e patë Aurelën, kishte ndryshuar sërish”… Sepse kështu është ajo, nuk mund të rrijë gjithnjë njësoj. Të zeza, të verdha, platin, të kuqe, jeshile, rozë, blu… Të gjitha ngjyrat e ylberit dhe modele nga më të ndryshmet në kokën e saj. Gjithnjë avangarde, shpesh herë përpara trendeve të propozuara nga yje botërorë, Aurela ia ka dalë gjithmonë të bëjë tendencë me zgjedhjet e saj. / revistawho.com