• youuinsttaaffccbb
TEST
Who VIP

Suksesi kalon kufijtë, ja për cilët artistë shqiptarë shkruajtën mediat e huaja në 2018-tën

Artistët shqiptarë kanë tentuar prej vitesh të prekin suksesin ndërkombëtar në mënyra të ndryshme. Megjithëse jo gjithmonë ia kanë dalë, një pjesë e vogël e tyre edhe këtë vit arritën të fitojnë vëmendjen e mediave të huaja për arsye të ndryshme.

Bleona

Këngëtarja e njohur u përfol së tepërmi në mediat ndërkombëtare pasi u shfaq në ‘Vanity Fair’ e veshur me një fustan rrjetë që nxirrte tërësisht në pah hiret e saj.

Era Istrefi

Këngëtarja e njohur e ka prekur tashmë suksesin ndërkombëtar. Edhe këtë vit mediat kanë shkruar sërish për të, madje një prej prestigjozeve të politikës ka publikuar një artikull ku shpreh këndvështrimin e saj për Erën si këngëtaren që do kapë majat në 2019-ën. Për më tepër gjatë këtij viti, ajo mori vëmendje edhe më të madhe me pjesëmarrjen në hapjen e finales së ‘Botërorit Rusi 2018’ krah bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë.

Arilena Ara

Edhe këngëtarja Arilena Ara prej kohësh ka fituar sukses dhe është bërë e njohur në tregun muzikor ndërkombëtar. Ajo ka arritur shumë suksese, është vlerësuar me çmime ndërkombëtare dhe gjatë këtij viti ka marrë vëmendjen e mediave me performancën në Rusi si e ftuar speciale në arenën e fansave gjatë finales së botërorit.

Eugent Bushpepa

Këngëtari i suksesshëm përfaqësoi gjatë këtij viti Shqipërinë në Eurovizion. Ai mori vëmendjen e mediave internacionale, të cilat e komentuan performancën si ndër më të arrirat dhe vokalin e tij si më të mirin e vitit. Eugenti u rendit gjithashtu ndër meshkujt më simpatikë të ‘Eurovizion 2018’.

Klaudia Pepa

Balerina shqiptare, Klaudia Pepa është larguar prej kohësh drejt Italisë ku ka ndërtuar jetën dhe karrierën e saj. Ajo u rikthye në Shqipëri për të marrë pjesë në ‘Kënga Magjike’ si prezantuese dhe solli me vete balerinët e famshëm italianë të ‘Mediaset’. Performancat e saj u komentuan nga mediat e shtetit fqinj, po ashtu edhe përshëndetja dhe urimi që i dërguan nga Shqipëria prezantueses legjendare Maria De Filipi.

Jonida Maliqi

Pasi u shpall fituese e këtij viti në ‘Festivalin e Fundvitit’, Jonida u zgjodh automatikisht përfaqësuese e Shqipërisë në‘Eurosong’. Mediat e huaja i kanë bërë jehonë performancës së saj dhe pjesëmarrjes në festivalin e rëndësishëm.

Mozzik dhe Loredana

Tashmë çifti i njohur shqiptar është zhvendosur në Gjermani. Dy të dashuruarit kanë ndërtuar jetën dhe karrierën në shtetin ku Loredana ka jetuar prej vitesh dhe mediat e atjeshme i bëjnë shpesh jehonë projekteve të tyre muzikore. Vetë Loredana është nominuar për një çmim të rëndësishëm pasi publikoi disa këngë të cilat rezultuan sukses.

Soni Malaj

Për Soni Malajn kanë shkruar këtë vit mediat latine pas bashkëpunimit të suksesshëm që pati ajo këtë vit me Joëell. Shqiptarja me zërin e veçantë ka marrë vëmendjen e fansave dhe rezulton të jetë e pëlqyer atje.