• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Who VIP

“Si dy pika uji”, gjeni ndryshimet mes personazheve VIP në Shqipëri

Ato janë të famshme, të suksesshme dhe të pëlqyera nga fansat. Ngjashmëria që ato kanë mes njëra-tjetrës na ka bërë të gjithë të jemi konfuzë. Ndonjëherë kur i shohim në ekran, ose rrjete sociale, vendosemi përpara dilemës se kush është njëra dhe kush është tjetra. Nëse nuk ka prezantim, është pak e vështirë t’i dallosh vetëm me një vështrim.

Tuna dhe Albulena Ukaj: Të dyja janë të bukura, bionde, seksi, mbi të gjitha me të njëjtin profesion. Vajzat janë aq të ngjashme sa që Robert Berisha, kunati i Tunës i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, e ngatërroi figurën e kësaj të fundit me Albulenën.

Olta Gixhari dhe Era Rusi: Njëra aktore dhe tjetra këngëtare, kanë bërë një publik të tërë të mos bëjnë diferencën mes tyre. Janë aq atraktive sa flokët e verdhë të vajzave kanë çmendur shumë fansa. Jemi kuriozë nëse do të shkëmbenin profesionin për një ditë të vetme, si do të dukeshin…

Parashqevi Simaku dhe Genta Ismajli: Sapo shfaqet Genta Ismajli në ekran, dëgjojmë shpesh brezin e vjetër të thotë : ”Doli Parashqevia”. Duket se të dyja këngëtaret kanë një ngjashmëri të madhe, aq shumë sa kur Genta fitoi për herë të parë “Këngën Magjike”, të gjithë kujtuan se u rikthye Parashqevija. Buzëqeshjet dhe sytë e këngëtareve janë në unison me njëra-tjetrën, ju ftojmë t’i hidhni një sy…

Grida Duma dhe Jonida Shehu: Njëra politikane e suksesshme dhe me një karrierë akademike të ndërtuar prej vitesh, ndërsa tjetra moderatore e pëlqyer nga të gjitha moshat. Përveç ekranit të televizionit, dy figurat i bashkon dhe pamja…

Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata: Ato janë shoqe prej vitesh së bashku, kanë mbaruar të njëjtën shkollë, kanë kënduar të dyja, po ashtu kanë aktruar dhe nuk po numërojmë më tepër, se nuk do të na mjaftonin as gishtat e dorës. Jonida dhe Elvana edhe në pamje janë të njejta, flokët, buzëqeshja, mimika, sikur t’i kishte bërë e njëjta nënë…

Emina Çunmulaj dhe Oriela Nebiaj: Të bukura është pak të themi për to, një botë e tërë ka folur për bukurinë e Emina Çunmulaj. E kur flasim për Orielën, e dimë që ka refuzuar shumë ftesa modelingu. Fotografitë e tyre të ngatërrojnë jo pak, ndoshta duhet t’i shohim bashkë për të bërë dallimet. /RevistaWho.Com