• youuinsttaaffccbb
TEST
Who VIP

Humbje të mëdha për artin shqiptar, ja figurat e njohura që ndërruan jetë në 2018-tën

2018-ta ishte një vit që shënjoi humbje të mëdha në radhën e artistëve të shquar shqiptarë. Figura të nderuara që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin shqiptar ndër breza, fatkeqësisht u ndanë nga jeta. Megjithatë veprat e artistëve gjithmonë mbesin, kështu që një artist është e vështirë ta harrosh.

Mjeshtri i valleve shqiptare, Rexhep Çeliku në 12 janar të 2018-tës u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Pak ditë përpara vdekjes presidenti Meta i akordoi titullin “Nderi i Kombit” për të gjithë kontributin e tij. Më parë Çeliku mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

Tenor i mirënjohur, Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në gusht të 2018-tës. Ai ishte një nga emrat më të mëdhenj në Panteonin e muzikës shqiptare. I nderuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Artist i Popullit”, Gaqo ka qenë tenori kryesor për tre dekada me radhë në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.

Pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë, shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi u shua në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij është një humbje e madhe për letërsinë shqipe, sepse Arapi është shquar gjithmonë për poezitë. 10 vite më parë ai fitoi “Kurorën e artë” në një manifestim poetik.

Legjenda e humorit shqiptar, Fadil Hasa, në 16 korrik 2018 ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Ai nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë në mushkëri, megjithatë la pas veprat e tij. Hasa ka qenë ndër aktorët e preferuar të publikut dhe figura e tij është e pangatërrueshme për shkak të roleve shumë të njohura në filmat shqiptarë. Më i paharruari dhe sigurisht i preferuari i publikut shqiptarë do të mbetet roli i Hekuranit në filmin “Mao Ce Dun”. Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”.

Aktori i mbi 70 roleve në teatër dhe kinematografinë shqiptare, Luan Qerimi, u nda nga jeta në dhjetor të 2018-tës. Artisti i shquar u shua në moshën 89-vjeçare. Ai mbante titullin “Artist i Merituar” dhe ka luajtur në disa role si për shembull tek: “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlint:”, “Vdekja e kalit” etj. / revistawho.com